Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Fatmir Gashi ka vizituar bizneset prodhuese, të njohura në Pejë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Fatmir Gashi ka vizituar bizneset prodhuese, të njohura në Pejë

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Pejës Fatmir Gashi në kuadër të fushatës ka vizituar bizneser prodhuese e të njohura në Pejë. Ai bashkë me pjesë të ekipit të tij dhe kandidatin nga lista e AAK-së Arbër Grabovcin vizitoi edhe disa kompani. Ai ka vlerësuar lart rolin e bizneseve prodhuese pejane duke premtuar se pas 22 tetorit këto kompani do ta kenë krah komunën e Pejës. “Të rralla janë kompanitë kosovare të cilat kanë traditë të madhe në punën që e bëjnë, por ndryshe është në rastin e kësaj fabrike, një gjigand ku bashkëdyzohet tradita dhe teknologjia e fundit evropiane. Kështu gjen vetëm në Pejë. Pas 22 tetorit kjo ndërmarrësi dhe të tjera sikur kjo do ta kenë partnerë dhe krahë të fuqishëm komunën e Pejës”, ka thënë Gashi pas vizitës në Fabrikën ‘Buquku’.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …