Natasha Kandiq: Vuçiq duhet të kërkojë falje publikisht dhe t'u drejtohet familjarëve të viktimave

Kandiq: Nëse Prokuroria për Krimet e Luftës në Serbi, ka prova, kundër Nezir Mehmetajt t’i dorëzojë në Kosovë

Qytetari i Kosovës, Nezir Mehmetaj, po vazhdon të mbahet në paraburgim në Serbi. Ai u arrestua të premten e 3 janarit tek po shkonte për në Nish për një vizitë mjekësore bashkë me nënën e tij. Për këtë ka reaguar edhe aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, e cila ka kërkuar nga Prokuroria për Krimet e Luftës në Serbi, se nëse ka prova, t’i dorëzojë ato në Prokurorinë e Kosovës. Kujtojmë se përmes një njoftimi për dënimin e vendimit, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Gjykata në Serbi ka vendosur për paraburgim prej 30 ditësh të Nezir Mehmetajt. Vendimin për paraburgimin prej 1 muaj ndaj tij, që nga gjykatat në Serbi akuzohet për krime lufte kundër civilëve, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, e ka quajtur marrëzi. Kjo ministri ka thënë se janë në kontakt me Brukselin dhe se kanë alarmuar Bashkimin Evropian për arrestimin e Mehmetajt, “si dhe praktikën e vazhdueshme nga Serbia të ndalimit të shtetasve kosovarë”.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kërkuar që kryeministri, Albin Kurti …