Kanë rifilluar punimet në realizimin e projektit infrastrukturor, zgjerimi i rrugës Komaran – Klinë e Epërme

Kanë rifilluar punimet në realizimin e projektit infrastrukturor, zgjerimi i rrugës Komaran – Klinë e Epërme. Në rifillimin e punimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura i cili tha se, ashtu siç e kemi lënë, ashtu e gjetëm, të papërfunduar, me probleme të pazgjidhura pronësore dhe pa vullnetin për të çuar përpara këtë projekt të madh rrugor. Bashkë me zotimin tonë për të punuar me përkushtim dhe për t’i shërbyer këtij vendi, sot po rifillon puna e realizimit të projektit infrastrukturor i zgjerimit të rrugës Komaran – Klinë e Epërme, i cili do të modernizojë rrjetin rrugor, do të ofrojë siguri në komunikacion dhe më nuk do të sjellë kokëçarje për pjesëmarrësit në trafik.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shpërndau 112 mekanizma bujqësor

Me qëllim të përkrahjes së fermerëve vitias, sot komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria për Bujqësi, …