Kastrati: Personat e moshuar do ta kenë përkrahjen time të plotë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot e ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me SHHB “Nëna Tereze”, për përkrahje për personat e moshuar dhe të vetmuar, në territorin e Komunës së Malishevës, me qëllim që këta persona të kenë mbështetjen e nevojshme. “Në funksion të kësaj, sot, në cilësinë e kryetarit të Malishevës, kam nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit me Shoqatën Humanitare Bamirëse të Kosovës “Nënë Tereza”, e përfaqësuar nga drejtori i saj ekzekutiv, z. Zef Shala”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. “Përmes këtij Memorandumi, ne po i hapim rrugë përkrahjes së përbashkët për personat e moshuar dhe të vetmuar, të atakuar nga pandemia, të cilët jetojnë në qytet apo viset rurale, me theks të veçantë përkrahjes së grave që u përkasin grupeve të cenueshme në shoqëri”, ka thënë Kastrati. Nga ana tjetër, edhe drejtori i  SHHB “Nëna Tereze”, Zef Shala, e ka përshëndetur gatishmërinë e Komunës së Malishevës dhe të kryetarit Kastrati, për të përkrahur këtë kategori, si dhe për të bashkëpunuar në projekte me interes të ndërsjellë dhe në shërbim të kategorive shoqërore që kanë nevojë për mbështetje.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …