Kay Hutchison: Autoritetet turke të mësojnë nga luftimet në Siri se kush është partneri i tyre i besueshëm dhe kush jo

Duke komentuar zhvillimet në Idlib të Sirisë ku gjatë një sulmi të forcave qeveritare siriane të mbështetura nga Rusia u vranë 33 ushtarë turkq, ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, u bëri thirrje autoriteteve turke të mësojnë nga luftimet në Siri “se kush është partneri i tyre i besueshëm, dhe kush jo”. Ajo ka shtuar më tutje se shpreson që presidenti Erdogan do të shohë që ne jemi aleati i së kaluarës dhe ardhmërisë së tyre dhe theksoi se Ankaraja duhet të anulojë blerjen e sistemit të sofistikuar të mbrojtjes së raketave S-400 nga Rusia. Ndërkohë edhe një zëdhënës i Departamentit të Shtetit është cituar të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara po qëndrojmë pranë aleatit të NATO-s – Turqisë dhe kanë kërkuar që Siria dhe Rusia të përfundojnë ofensivën e tyre në Idlib. Ne po shohim opsione se si mund ta mbështesim më së miri Turqinë në këtë krizë. Ndërkohë, forcat e presidentit Bashar al –Asad po bëjnë përpjekje për të kthyer kontrollin në rajonin e Idlibit dhe disa pjesë të Alepos. Këto rajone janë territoret e fundit në të cilat kanë ende kontroll rebelët anti-qeveritarë, të cilët gëzojnë mbështetjen e Turqisë. Rusia dhe Irani kanë mbështetur forcat e Assadit në konfliktin sirian. Turqia ka dërguar mijëra trupa dhe pajisje të rënda ushtarake në provincën veri-perëndimore të Idlibit.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …