KDI: Komuna e Prizrenit dhe Dragashit nuk respektojnë të drejtën e informimit të komuniteteve jo - shumicë

KDI alarmon për krizë kushtetuese: Presidenti s’mund të zgjidhet pa 80 deputetë në sallë

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ashpër ndaj tentimeve për ta çuar përpara procesin e zgjedhjes së Presidentit pa përmbushjen e kuorumit të kërkuar me Kushtetutë, duke paralajmëruar se një veprim i tillë përbën cenim të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe demokracisë parlamentare në vend. Në reagimin publik, KDI ka theksuar se praktika dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese e kanë sqaruar qartë procedurën që duhet ndjekur për zgjedhjen e kreut të shtetit. Sipas këtij standardi kushtetues, në dy raundet e para kërkohet pjesëmarrja e së paku dy të tretave të të gjithë deputetëve, pra minimumi 80 deputetë në sallë. Vetëm pas përmbushjes së këtij kushti mund të vazhdohet në raundin e tretë të votimit. KDI ka vlerësuar se çdo tentativë për të anashkaluar këtë procedurë dhe për të zgjedhur Presidentin me numër të pamjaftueshëm deputetësh përbën shkelje të hapur të Kushtetutës dhe deformim të parimeve themelore shtetërore. Instituti ka nënvizuar se nuk ekziston asnjë bazë ligjore për uljen e kuorumit, pavarësisht mungesës së deputetëve në seancë, ndërsa ka paralajmëruar se një qasje e tillë do të krijonte precedent të rrezikshëm për të ardhmen institucionale të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …