Eugen Cakolli paralajmëron krizë ligjore: Vazhdimi i votimit pa 80 deputetë është shkelje kushtetuese

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvend, duke kritikuar lejimin e procesit të votimit pa praninë e 80 deputetëve në sallë. Sipas tij, edhe vetë mbajtja e raundit të votimit pa numrin minimal të deputetëve të kërkuar nga Kushtetuta përbën shkelje të qartë të rendit juridik dhe institucional të vendit. Cakolli ka theksuar se prania e deputetëve është dashur të verifikohej përmes votimit për pjesëmarrje, njësoj siç kishte ndodhur në seancën e 5 marsit. “Edhe vetë mbajtja e raundit të votimit, pa praninë e së paku 80 deputetëve e cila është dashur të verifikohet përmes votimit për pjesëmarrje përbën shkelje të pastër kushtetuese”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …