Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: U tentua puç institucional dhe goditje ndaj Kushtetutës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për çështjen e presidentit, duke e cilësuar atë si antikushtetuese dhe tepër të rrezikshme për rendin demokratik të vendit. Tahiri deklaroi se ajo që ndodhi në Kuvend nuk është dashur të ndodhte dhe se veprimet e ndërmarra nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, përbëjnë goditje të rëndë ndaj rendit kushtetues të Kosovës. Sipas tij, një seancë për zgjedhjen e presidentit nuk mund të mbahet pa praninë e dy të tretave të deputetëve, ndërsa zhvillimi i saj në këto rrethana përbën shkelje të qartë të Kushtetutës. “Kjo situatë kaq serioze, kaq e rrezikshme për demokracinë e vendit, pa asnjë dyshim, është cenim i rendit kushtetues dhe një tentim për grusht-shtet”, deklaroi Tahiri. Ai shtoi se për AAK-në ky akt shënon një nga shkeljet më të mëdha kushtetuese dhe njëkohësisht sulmin më të madh ndaj Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Tahiri bëri të ditur se Aleanca do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për ta parandaluar një situatë të tillë në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …