Kërkohet që punonjësit e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës të mos futen si kategori në Projektligjin për Pagat

Kërkohet që punonjësit e AKI-së të mos futen si kategori në Projektligjin për Pagat

Punonjësit e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, nuk do të duhej të futeshin si kategori në Projektligjin për Pagat, sipas anëtarëve të Komisionit parlamentar për Administratë Publike. Anëtarët e Komisionit kanë rënë dakord se pagat e këtyre punonjësve nuk do të duhej të diheshin publikisht. Deri te ky përfundim deputetët kanë ardhur të martën gjatë dëgjimit publik, ku të pranishëm ishin përfaqësues të sektorëve të ndryshëm publikë. Ata kanë listuar vërejtjet e tyre kundrejt Projektligjit dhe po ashtu kanë dhënë sugjerimet e tyre. Kryetari i Komisionit, deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se Projektligji për pagat është miratuar në parim në seancë plenare. Tani, siç ka sqaruar ai, po kërkojnë që përmes këtij dëgjimi publik të paraqiten shqetësimet e secilit komunitet publik.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …