Këshilli i Prindërve në Malishevë zgjodhi kryesinë dhe kryetarin

Këshilli i Prindërve në nivel të Komunës së Malishevës, e ka mbajtur mbledhjen e parë, pas konsolidimit të këtyre këshillave në nivel të shkollave. Në këtë mbledhje në të cilën mori pjesë edhe drejtoresha e arsimit, Arbëreshë Krasniqi dhe kryesuesi Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, këshilli i ka zgjedhur kryesinë, kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin.

Fillimisht, Këshillin e Prindërve në nivel të Komunës së Malishevës, e ka përshëndetur drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi. “Këshilli është organ i rëndësishëm dhe ju ftoj të punojmë bashkë, sepse këtë ju kemi borxh fëmijëve tanë dhe të gjithë atyre që kanë punuar dhe kanë dhënë shumë për vendin”, ka thënë mes tjerash drejtoresha Krasniqi.

Më pas, sipas propozimeve të vet anëtarëve të Këshillit të Prindërve, është zgjedhur kryesia prej shtatë anëtarëve, të cilët më pas, i kanë zgjedhur edhe kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin, Kryetar i Këshillit të Prindërve u zgjodh, Agon Zogaj, nënkryetare Shpresa Krasniqi dhe sekretar Bali Buzhala.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …