Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon shtyrjen e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë pas valës së pandemisë
Multiple Choice Exam

Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon shtyrjen e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë pas valës së pandemisë

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar shtyrjen e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta. “Duke parë se numri prej 129 rasteve me Covid-19 paraqet gjendje alarmante për Kosovën, ne si Këshill i Prindërve të Kosovës jemi të shqetësuar për shëndetin e nxënësve. Kjo valë e pandemisë na sjell në një gjendje të jashtëzakonshme ku të gjithë duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe efektiv. Ne si Këshill i Prindërve rekomandojmë që të shtyhet mbajtja e testit për klasat e 9 deri në rrethanat e reja që do të krijojnë ambient të sigurt për shëndetin e nxënësve”, thuhet në reagim. Por për Këshillin e Prindërve, prioritet duhet të jetë shëndeti i nxënësve dhe jo gjërave teknike siç janë afatet për mbajtjen e provimit të arritshmërisë së klasave të 9-ta.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …