Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot voton projekt-rezolutën që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse

Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton sot mbi projekt-rezolutën që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse, një masë që gjithsesi nuk ka gjasa të miratohet për shkak të vetos së Moskës, thanë burimet diplomatike. Projekt-rezoluta e ashpër, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, mbështetet tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon “veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore” për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Por ajo nuk ka të ngjarë të miratohet për shkak të së drejtës së vetos së Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit. Gjithsesi një zyrtar amerikan që nuk deshi të identifikohej tha se nga këndvështrimi i Uashingtonit, përdorimi i pritshëm i vetos nga ana e Moskës do të tregonte “izolimin” e Rusisë. Nëse miratohet, projekt-rezoluta do t’i kërkonte gjithashtu Rusisë që “të ndërpresë menjëherë përdorimin e forcës kundër Ukrainës” dhe “të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës t’i kthente brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …