Enver Hoxhaj dhe shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila kanë polemizuar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës

Enver Hoxhaj dhe shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila kanë polemizuar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj dhe shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, kanë polemizuar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku dje është diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi. Hoxhaj tha se Kusari-Lila foli “pa lidhje” dhe  nuk tha asgjë konkrete në lidhje me dialogun. “Unë me vëmendje e dëgjova zonjën Kusari-Lila për të cilën kam respekt, por nuk tha asgjë. Si kryetare e shumicës me 59 deputetë, unë pres që të del e të thotë diçka konkrete. Nëse nuk e njeh këtë temë, nxirre dikë prej grupit parlamentar”, tha Hoxhaj në Kuvend. Ndërkohë Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ndaj kësaj deklarate, duke thënë se nuk mund të mbrojë marrëveshje të cilat kanë qenë të pazbatueshme në formatin se si ishin nënshkruar.  E sa kanë qenë të vlefshme ato marrëveshje që janë nënshkruar në kohën kur unë edhe ti kemi qenë në qeveri, e ka treguar pastaj viti 2015 kur keni shkuar në qeveri me LDK-në dhe shumicën prej atyre marrëveshjeve i keni detajuar dhe i keni shtuar elemente shtesë sepse kanë qenë të pazbatueshme në formatin sesi janë nënshkruar atëherë. Çka me mbrojt’ unë? Kë ta mbroj? Diçka që nuk ka funksionuar”, është kundërpërgjigjur ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Basha

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, ka deklaruar se Gjykata Speciale u themelua, me vullnetin e krerëve të UÇK-së

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha,  ka deklaruar se  Gjykata Speciale u themelua, me …