Këshilli Komunal për Parandalimin e Koronavirusit në Han te Elezit mbanë mbledhjen e radhës

Këshilli Komunal për Parandalimin e Koronavirusit në Han te Elezit mbanë mbledhjen e radhës për të vlerësuar gjendjen aktuale në Komunë. Në hapjen e takimit Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma i njoftoi anëtarët e këshillit me gjendjen aktuale si dhe aktivitetet e komunës rreth zbatimit të masave të rekomanduara. Në këtë takim prezent ishte edhe Nënkolonel Basri Shabani, Drejtor Rajonal i Policisë për regjionin e Ferizajt. Kryetari Suma tha se në komunën e Hanit të Elezit vetëm gjatë muajit Prill rezultojnë 21 raste të konfirmuar pozitiv me virusin Covid 19, që paraqet gjendje për shqetësim për të gjithë komunitetin. Sipas Kryetarit Suma ky numër i shtuar mundë të jet edhe rezultat i numrit të shtuar të testimeve, përkatësisht të testimeve me Rapid teste të cilat janë duke u realizuar në QKMF “Dr. Menduh Kaloshi” në Han të Elezit megjithatë janë raste pozitive dhe të cilët duhet ti respektojnë të gjitha masat e vetizolimit. Medina Imishti, drejtoreshë e DSHMA-së tha se në QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” në Han të Elezit deri më tani janë realizuar 1598 teste serologjike dhe 134 Rapid Teste. Ajo njoftoi anëtarët e këshillit se bazuar në Planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19 ka filluar me realizimin e këtij plani të vaksinimit. Për këtë fazë janë siguruar fillimisht 40 doza për stafin mjekësor si dhe 250 doza për vaksinimin e grupeve më rrezik të lartë të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare). Nejazi Luma Drejtori i QKMF “Dr. Menduh Kaloshi” në Han të Elezit e prezentoi procesin e vaksinimit të këtë qendër e cila po realizohet sipa planit të aprovuar dhe se deri më tani janë vaksinuar 123 individë. Drejtori Luma megjithatë theksoi mungesën e barnave të listës esenciale si dhe ngarkesën e punëtorëve shëndetësorë. Ndërsa Menduh Vlashi Drejtor i DKA-së e prezantoi raportin e vijimit të procesit arsimorë në komunën e Hanit të Elezit. Ai tha se ky proces ka filluar të realizohet në përputhje me vendimet e fundit të Qeveris së Kosovës. Pasi që ishte hera e parë në takimin e këtij këshilli Nënkolonel Basri Shabani, Drejtor Rajonal i Policisë për regjionin e Ferizajt i përshëndet të pranishmit si dhe i falënderoi për mundësin që të marrë informata nga dora e parë për gjendjen në komunën e Hanit të Elezit. Nënkolonel Shabani u zotua se do të jetë përkrah të gjitha angazhimeve të komunës së Hanit të Elezit në parandalimin e përhapjes së Koronavirusit.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …