Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2020

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës, të parën për vitin 2020, në të cilën janë diskutuar siguria e përgjithshme dhe çështje të tjera me rëndësi për komunën. Takimin e ka kryesuar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, i cili ka prezantuar Draft Planin e Punës së këtij këshilli për vitin 2020. Pas shqyrtimit të draft planit KKSB-ja ka miratuar planin e punës për vitin 2020, plan ky i cili parasheh mbajtjen e 6 takimeve të këtij këshilli në të cilat do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në bashkësi, komunikacion, dhunën në shkolla, familje etj. Komandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj, Basri Durmishi, ka folur rreth sigurisë në komunën e Skenderajt, duke theksuar se siguria mbetet e qetë dhe stabile. Temë diskutimi në takimin e KKSB-së ka qenë edhe siguria në shkollat tona, e cila është vlerësuar e qetë dhe pa ndonjë problem. Anëtarët e KKSB-së kanë diskutuar gjithashtu edhe për çështjen e respektimit të shenjave të komunikacionit, duke theksuar nevojën për respektim maksimal të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …