Kryesia e fshatit Reçak ka reaguar lidhur me anashkalimin e 22-vjetorit të Masaksës së Reçakut nga Presidenca e Kosovës

Qëndrime politike, divergjente, në trajtimin e dëshmorëve dhe martirëve të Reçakut

Në prononcimet e sotme të krerëve politikë e institucionalë të vendit, në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ashtu sikur edhe në vitet më parë, vërehet qëndrimi anashkalues i disa politikanëve, që iu bëjnë  dëshmorëve të Reçakut, të cilët kanë rënë në mbrojtje të popullatës, para se të hyjnë forcat serbe në fshat. Po kështu martirët e Reçakut që nuk kishin pranuar të iknin nga fshati  quhen viktima, të cilat sipas tyre janë edhe vula e çlirimit të Kosovës. Këta politikanë sidomos nga radhët e LDK-së, mbase edhe nuk e dinë se pikërisht nga Reçaku kanë rënë tetë dëshmorë, si dhe dëshmorë të tjerë nga fshatrat fqinj. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se sot u bënë 21 vite nga momenti kur ndodhi Masakra e Reçakut, njëra nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare. “Viktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës. Ai nuk ka përmendur fare luftën e UÇK-së as 14 dëshmorët e kombit.  Edhe kësaj radhe dëshmorët e Reçakut dhe ata që kanë rënë më 15 e 19 janar, pastaj të plagosurit, veteranët e invalidët e luftës anashkalohen për qëllime politike, diplomatike, por jo realiste, sepse serbët kanë hyrë në fshat pasi kanë rënë dëshmorët nga Toga e Reçakut. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …