Për të gjitha veprimtaritë afariste që veprojnë në Komunën e Junikut e diela ditë pushimi

Njoftohen të gjithë qytetarët që ushtrojnë veprimtaritë e tyre afariste brenda territorit të komunës së Junikut se nga e diela e datës 26.01.2020, do të fillohet me implementimin e rregullores së re, ku është e përcaktuar që e Diela është ditë pushimi për të gjitha veprimtaritë në territorin e Komunës së Junikut me përjashtim veprimtaritë e cekura më poshtë:

  • Barnatore

  • Bukëpjekësit

  • Pompat e Derivateve

  • Sallonet e Bukurisë (për Sallonet e Bukurisë, dita e Martë do jetë ditë pushimi)

Mosrespektimi i kësaj rregullore nga ana e përfaqësuesve që ushtrojnë veprimtaritë e tyre brenda territorit të Komunës së Junikut do të bien ndesh me rregulloren në fjalë dhe inspektorati Komunal i Komunës së Junikut do të filloi me shqiptim të gjobave për mosrespektim të rregullores nga e Diela e datës 26.01.2020.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …