Njoftim publik për organizimin e debatit publik në Rahovec për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për eksploatimin e gurit gëlqeror

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, kompania  “Valdrini-A” Sh.p.k Kramovik, Rahovec, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, organizojnë:

DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për eksploatimin e gurit gëlqeror në lokacionin “Shume Kabilje Glava” komuna e Rahovecit. Njoftohet  publiku i interesuar se më datën  11.02.2020 në ora 11:00 në  hapësirat e restorant  “Bjeshka” i cili gjendet në magjistralen Malishevë-Rahovec, do të organizohet  debat publik nga kompania “Valdrini-A” Sh.p.k Kramovik, Rahovec, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për eksploatimin e gurit gëlqeror në lokacionin “Shume Kabilje Glava” komuna e Rahovecit. Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …