Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Han të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Shkurt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për Muajin Shkurt. Këshilli për rend të ditës shqyrtoi:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Informatë mbi sigurinë në komunën e Hanit të Elezit.

  3. Informatë për Pandeminë Covid-19 në Komunën e Hanit të Elezit

  4. Informatë për aktivitetet e KKSB-së gjat vitit 2020

  5. Të ndryshme.

Në takimin të cilin e kryesoi Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, lidhur me gjendjen e sigurisë, raportuan Zyrtarët nga Policia e Kosovës Toger Lulzim Deda dhe Rreshter Shpend Bela. Sipas Toger Lulzim Deda nga Njësia e Policisë së Vijës së Gjelbërt raportohet për gjendje të qetë dhe pa ndonjë rast të cenimit serioz të rregullave kufitare. Ai tha se gjatë muajit Shkurt janë regjistruar tre raste, dhe atë dy raste të tentim të kontarabandimit të mallrave dhe një rast të tentim të kalimit ilegal të kufirit. Sipas Dedajt këto raste do të procedohen sipas procedurave të parapara me ligj. Ndërsa për Shpend Bela nga Stacioni Policor në Han të Elezit gjatë muajit Shkurt janë raportuar 6 raste në përgjithësi raste të cilat nuk kanë cenuar rëndë rendin dhe qetësinë publike dhe të cilat do të trajtohen sipas procedurave të rregullta. Në takim të KKSB-së Kryetari Suma raportoi mbi gjendjen me Pandeminë Covid-19 në Komunën e Hanit të Elezit. Sipas kryetarit Suma në komunën e Hanit të Elezit gjatë muajit Shkurt ishin 5 raste të konfirmuara pozitive, prej tyre 3 raste janë ende aktive. Ai tha se në QKMF “Dr. Menduh Kaloshi” janë duke u realizuar testimet Serologjike e cila në masë të mirë janë duke ndihmuar në vlerësimin e situatës me Pandeminë e Korona Virusit. Kryetari Suma tha se pavarësisht këtyre rrethanave duhet të vazhdohet në zbatimin e të gjitha masave të cilat vijnë si rekomandime nga Institucionet përkatëse. Në takim u trajtuan edhe tema tjera të cilat mundë të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në Komunën e Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …