Përkujtohet 26 Shkurti, Dita e Krismës së Pushkës së Parë në trevën e Hanit të Elezit

Përfaqësues të Komunës së Hanit të Elezit dhe të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, me vendosje lulesh dhe homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës, përkujtuan 26 Shkurtin, Ditën e Krismës së Pushkës së Parë në trevën e Hanit të Elezit. Kjo ditë për banorët e Hanit të Elezit shënon ditën e Krenarisë dhe Lavdisë, ditën kur në Puset e Nikës shkrepën pushkët e para çlirimtare kundër pushtuesit serb, ditën në të cilën armët çlirimtare të trevës së Hanit të Elezit u bashkuan me pushkën e Komandantit Legjendarë Adem Jashari, në frontin e lirisë. 22 vjetori i kësaj ngjarje, përkujton lavdinë e saj dhe rëndësinë historike, heroizmin dhe gatishmërinë e të rinjve të Hanit të Elezit për tu përgjigjur thirrjes për çlirimin e Kosovës dhe me pushkë në dorë u bashkuan në radhët e UÇK-së për të realizuar ëndrrën historike për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …