Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e radhës

Nën kryesimin e Kryetarit të komunës së Skenderajt Bekim Jashari, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, ka mbajtur mbledhjen e radhës, të pranishëm në këtë takim ishin anëtarët e këtij këshilli, përfaqësues nga OSBE dhe KFOR-it. Gjatë këtij takimi në veçanti është biseduar rreth gjendjes së sigurisë në këtë komunë e cila është vlerësuar si e qetë dhe stabile. Komandanti i stacionit të policisë në Skenderaj, Basri Durmishi, gjatë takimit të KKSB-së ndër tjerash me theks të veçantë ka folur për gjendjen e sigurisë në këtë komunë. Ai tha se gjendja e sigurisë në Skenderaj është stabile, i cili ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e mirë me policinë e Kosovës. Po ashtu në këtë takim është diskutuar për qentë endacak, pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe Siguria në Shkolla, Dhuna në Familje, si dhe pika e fundit ka qenë Diskutim për masat e ndërmarra për mbrojtjen e pyjeve nga prerjet ilegale. Kryetari Jashari, ka falënderuar anëtarët e KKSB-së, për gatishmërinë dhe kontributin e tyre duke shtuar se këto tema që u trajtuan ku secili shprehi meritat, mendimet dhe ngecjet do të na ndihmojnë që të punojmë edhe më shumë aty ku duhet për një Skenderaj më të mirë, më të qetë dhe stabil.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …