KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se veteranët e UÇK-së duhet të përfshihen në ligjin për paga

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka thënë se veteranët e UÇK-së duhet të përfshihen në ligjin për paga. KMDLNj përkrah çdo protestë paqësore, si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut dhe në këtë kontekst e përkrahë edhe protestën e veteranëve të luftës e cila është imponuar për shkak të shpërfilljes së skajshme që ia bëjnë institucionet aktuale të Kosovës. KMDLNj vlerëson se Kryesia e Kuvendit dhe vet kryetari i Kuvendit është dashur ta pranojnë një grup përfaqësuesish të veteranëve të luftës, të dëgjojnë propozimet e tyre dhe të shmangin konfrontimin e veteranëve të luftës me Policinë e Kosovës e që është krejtësisht e panevojshme. KMDLNj fton palët që të ulen dhe përmes bisedimeve të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë në mënyrë që të mënjanohet përshkallëzimi i situatës sikur që ndodhi sot”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …