leoni

KFDIVM të Luftës së UÇK-së në Malishevë Miratoi Planin e Punës për vitin 2020

Komiteti për Familje të Dëshmorëve, Invalidë, Veteranë, të Luftës së UÇK-së, si dhe Martirë të Luftës në komunën Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt. Mbledhja u drejtua nga Kryesuesja, Vlora Krasniqi – Manaj e cila propozoi rendin e punës, dhe u miratua nga anëtarët pa ndryshime. Së pari u bë shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar dhe u zhvillua debati për Planin e Punës së Komitetit për vitin 2020. Në këtë plan, objektivat kryesore që presin të realizohen, brenda viti 2020, janë: Shqyrtimi i rregullt i punës dhe veprimeve të organeve komunale me fushë-veprimtarinë e Komitetit, adresimi i kërkesave dhe rekomandimeve, komiteti duhet të jet pjesë e Akademive përkujtimore dhe organizimeve të festave kombëtare, krijimi i data-bazës me të gjitha data historike të Komunës së Malishevës. Komiteti për Familje të Dëshmorëve, Invalidë, Veteranë, të Luftës së UÇK-së, si dhe Martirë të Luftës, ka paraparë edhe disa vizita nëpër institucionet lokale e qendrore , që lidhen me punën dhe veprimtarinë e këtij Komiteti.

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …