leoni

U mbajt takimi i parë i Këshillit Organizues në Rahovec për 17 shkurtin-ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka caktuar Këshillin Organizues për 17 shkurtin-ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me vendim, me Nr.Protokollit 02/238/2020 me datë 23.01.2020. Këshilli përbëhet nga anëtarë të ekzekutivit dhe legjislativit komunal, zyrtarë komunal të sektorëve të kulturës, rinisë dhe sportit, OJQ , OVL e UÇK-dega në Rahovec, ndërsa do të kryesohet nga nënkryetari Fatmir Iska. Në takimin e sotëm, Këshilli Organizues shqyrtoi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin sa më të mirë të kësaj ngjarje historike, ku u diskutuan idetë dhe aktivitetet që do të organizohen për nderë të 17 shkurtit-ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Takimi i radhës u caktua për datën: 4 shkurt 2020 ( e martë).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbajti takim me mekanizmat relevant rreth parandalimit të përhapjes së zjarreve

Sot në Viti, me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti është mbajtur …