KFOR-i austriak në takim me kryetarin Muharremaj

Siguria dhe rendi janë dy gjëra që qytetarët duan t’i kenë të garantuara çdo herë, andaj për të biseduar për këto, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it austriak, ku kanë bashkëbiseduar për shumë tema por temë bosht ka qenë kjo e cekura më lartë, siguria. KFOR-i, janë ndarë të kënaqur nga ky takim duke thënë se kryetari Muharremaj është çdo herë i interesuar për sigurinë e qytetarëve dhe se kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Komunën e Suharekës, me të cilën do të vazhdojmë të bashkëpunojmë. Ndërkaq kryetari Muharremaj tha se, jemi çdo herë në kontakt me KFOR-in, ku kemi bashkëpunim brilant për sigurinë e qytetarëve tanë.

Ata kanë biseduar edhe për shumë gjëra, në të mirë të qytetarëve të Komunës së Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …