KK i Malishevës mbajti një minutë heshtje për Adem Demaçin

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në fillim të mbledhjes së saj, me rastin e vdekjes së simbolit të rezistencës shqiptare Adem Demaçi, ka mbajtur një minutë heshtje. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se “Adem Demaçi, lindi, jetoi, veproi dhe vdiq i madh. Ai është simboli i rezistencës dhe nuk u dorëzua asnjëherë gjatë tërë jetës së tij. Vepra e Adem Demaçit, është mësim për të gjithë ne. Në emër të Komunës së Malishevës, ju shprehi ngushëllime familjes, miqve dhe mbarë popullit shqiptar”. Ndërsa kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, duke folur për veprimtarinë e Adem Demaçit, tha se “Demaçi është ikonë e përpjekjeve të vazhdueshme të popullit shqiptar. Për sakrificën e tij, u nderua me shumë çmime, ndërsa ne të gjallët, duhet të përulemi para veprës së Adem Demaçit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …