KFOR zhvillon fluturime të përbashkëta mbi Kosovë me pjesëmarrjen e Hungarisë, Zvicrës dhe ShBA-së

KFOR, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se njësitë ajrore të Hungarisë, Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara kanë zhvilluar sot fluturime të përbashkëta mbi territorin e Kosovës. Në njoftimin zyrtar thuhet se fluturimet u nisën nga Kampi Bondsteel, ku u përfshinë një helikopter AS532 Cougar i Forcave të Armatosura Zvicerane, një H145M i Forcave Mbrojtëse Hungareze dhe tre helikopterë UH-60 Black Hawk të Ushtrisë Amerikane. Ekuipazhet e vendeve pjesëmarrëse praktikan procedura të ngritjes, fluturimit në formacion dhe uljes, duke forcuar aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar. KFOR nënvizon se ky aktivitet tregon përkushtimin e aleatëve ndaj stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe përmirësimin e ndërveprimit operacional ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …