Kijevës i shtohen edhe rreth një kilometër rrugë

Komuna e Malishevës është duke vazhduar me rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme, nëpër vendbanime. Në kuadër të këtyre investimeve, janë asfaltuar edhe afro një kilometër rrugë në fshatin Kijevë, që është një prej vendbanimeve të zhvilluara në Komunën e Malishevës, pasi është një urë lidhëse e Malishevës, me disa prej komunave në vend. Asfaltimin e dy rrugëve në Kijevë, e kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, të cilët janë takuar edhe me banorët, që jetojnë në këto dy rrugë. “Ne po mundohemi, që brenda mundësive tona buxhetore, investimet ti drejtojmë në përmirësimin e jetesës dhe në shërbim të qytetarëve tanë, e në kuadër të kësaj, edhe këto rrugë janë në shërbim të banorëve që jetojnë në këto dy rrugë, në mënyrë që lëvizja e tyre të jetë më e lehtë”, tha Begaj, gjatë vizitës në Kijevë. Drejtori komunal për urbanizëm, Islam Vrenezi, ka sqaruar se këto dy rrugë kanë një gjatësi prej afro një kilometër dhe financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës. Vrenezi, gjithashtu ka thënë se janë duke vazhduar punimet edhe në shumë projekte tjera infrastrukturore në Komunën e Malishevës dhe realizimi i tyre është duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …