leoni

U mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si çdo të hëne, e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve. Në këtë mbledhje, në mesin e shumë çështjeve dhe raportimeve, u fol edhe për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, si dhe për realizimin e projekteve kapitale dhe planifikimeve komunale. Kryetari Begaj, ka kërkuar nga drejtoritë përkatëse, që të përshpejtohet realizimi i projekteve kapitale, sepse jemi në muajt e fundit të vitit, kur edhe jemi në sezonin e reshjeve atmosferike, dhe projektet infrastrukturore mund të shënojnë ngecje për shkak të reshjeve. Në këtë mbledhje, drejtori i arsimit, Blerim Thaçi, ka bërë të ditur se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, edhe pse në disa prej objekteve shkollore, janë duke vazhduar meremetimet e domosdoshme, të cilat pritet të përfundojnë deri në fillimin e vitit shkollor. Përndryshe, edhe drejtoritë tjera, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre, për javën e kaluar dhe planifikimet për javën në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …