Komiteti për Politik e Financa në Viti mbajti mbledhjen e tetë të rregullt

Pas pushimit një mujor të Kuvendit Komunal të Vitisë, sot është mbajtur mbledhja e tetë e Komitetit për Politik e Financa, ku anëtarët e këtij komiteti, kanë shqyrtuar dhe kanë debatuar rreth disa pikave të parapara për këtë mbledhje. Fillimisht anëtarët e KPF-së dhanë propozimet e tyre rreth pikave të rendit të ditës për seancat e ardhshme dhe një propozim pati anëtari i këtij komiteti nga LVV që në seancën e radhës të hyjë në rend dite një informatë nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore gjatë këtij viti në komunën e Vitisë. Ndërsa rreth pikës së parë të rendit të ditës ku u dha një informatë lidhur me Raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare të Komunës së Vitisë për vitin 2017, drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Ibrahim Rama njoftoi se sipas raportit të Auditorit Gjeneral, del që komuna e Vitisë është vlerësuar ndër komunat e para sa i përket disiplinës financiare. Duke u bazuar në raportin e grupit të auditorëve, Rama tha se Vitia sa i përket pasqyrave financiare ka një pasqyrim të drejtë dhe të vërtet, ndërkaq vlerësimi i tyre është konsideruar si opinion i pamodifikuar. Kurse duke folur rreth rekomandimeve, drejtori Rama theksoi se janë dhënë 16 rekomandime të cilat nuk kanë të bëjnë me shkelje ligjore, por që ndikojnë në përmirësim të hapave të mëtejshëm financiar. Në mbledhjen e KPF-së u shqyrtuan dhe u proceduan për seancën e ardhshme të Kuvendit që do të mbahet të enjten, edhe propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit nr.01-410/03-52, të datës 01.02.2018, të Komitetit për Politik dhe Financa, propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit nr.01-410/03-127, të datës: 28.02.2018, të Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si dhe propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik rregulloren për Palestrën Sportive në Komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …