Kim Jong

Kim Jong: Koreja e Veriut do t’i përdor armët bërthamore vetëm në rast vetëmbrojtjeje

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un deklaroi sot se vendi i tij do t’i përdorte armët bërthamore që kishte në dispozicion vetëm në rast vetëmbrojtjeje.  Ai premtoi edhe se do të përpiqet të përmirësojp marrëdhëniet me vendet armike, si Amerika dhe Koreja e Jugut”, njoftoi agjencia zyrtare koreanojugore e lajmeve, YONHAP. “Si një vend i përgjegjshëm, që zotëron armë bërthamore, republika jonë nuk do t’i përdorë armët nukleare përveç rasteve kur sovraniteti i saj do të kërcënohet nga forca armiqësore agresive të pajisura edhe këto me armë të tilla”, theksoi Kim, i cituar nga agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve, Korean Central News Agency, KCNA. “Pheniani do të përmbushë detyrimet e tij për mospërhapjen e këtyre armëve dhe për denuklearizimin global”, shtoi ai. Deklaratat e liderit të vendit komunist u bënë në ditën e dytë të kongresit të Partisë së Punëtorëve të Koresë, i pari pas 35 viteve. (DPA)

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Avdullah Hoti: Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli po bën deklarate mashteruse

Ish kryeministri i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka vlerësuar …