Riatdhesimi

Kosova po vazhdon të riatdhesojë mijëra qytetarë nga vendet e BE-së

Kosova po vazhdon të riatdhesojë mijëra qytetarë nga vendet e Bashkimit Europian, të cilët kanë ikur përmes rrugëve ilegale dy vite më parë, ndërsa ka rënë në zero numri i azilkërkuesve të rinj. Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Brendshme, Valon Krasniqi, ka treguar për Top Channel se, rreth 1.000 kosovarë janë duke u rikthyer çdo muaj. “Nga janari e deri më tani që po flasim janë riatdhesuar rreth 4.000 qytetarë të Kosovës, të cilët kishin kërkuar më herët azil në vende të ndryshme të BE-së. Gjermania vazhdon të kryesojë sërish për nga numri i të riatdhesuarve. Mesatarisht, kthimi mujor është në rreth 1.000 persona”, tha Krasniqi, drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion. Krasniqi ka treguar se, gjatë vitit 2015, janë riatdhesuar rreth 16 mijë emigrantë, prej të cilëve vetëm nga Gjermania janë kthyer rreth 12 mijë. Kosova ka përjetuar largimin më të madh të qytetarëve që nga paslufta gjatë vitit 2014, kur rreth 100 mijë qytetarë u larguan për pak muaj drejt vendeve të BE-së për të kërkuar azil.

Kontrolloni gjithashtu

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Abulfazli Shekarhi i bëri thirrje Amerikës, Britanisë së …