shengen

Heqja e vizave nga Bashkimi Evropian mund të keqpërdoret nga qytetarë të Kosovës

Analistët thonë se heqja e vizave nga Bashkimi Evropian mund të keqpërdoret nga qytetarë të Kosovës, me qëllim  për të qëndruar në vendet e BE-së, kurse një pjesë e shoqërisë do të zhgënjehet nga ky proces. Ata përmendin eksperiencat e shteteve tjera që kishin në fillim të zbatimit të këtij procesi, të cilat kanë dëshmuar se ka pasur fluks të emigrimit. Komisioni Evropian i ka propozuar të mërkurën Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vënien e Kosovës në listën e vendeve me qarkullim të lirë. Emrush Ujkani, profesor i së Drejtës Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë se mundësia ekziston që qytetarët e Kosovës t’i keqpërdorin kufizimet e liberalizimit të vizave. Megjithatë, ai shprehet se qytetarët e Kosovës duhet ta respektojnë lirinë e lëvizjes, në kuadër të zonës Schengen. Në rast të keqpërdorimit, Bashkimi Evropian ka mekanizma që mund të penalizojnë Kosovën. “Por, e them se gjendja ekonomike dhe sociale që ekziston për momentin në Kosovë, janë predispozita të mjaftueshme për dyshuar se ka mundësi që gjendja të devijojë në atë formë”, ka thënë Ujkani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …