Kreu i ri i Bashkisë së Londrës, Sadik Khan, mik i madh i shqiptarëve

Kreu i ri i Bashkisë së Londrës, Sadik Khan, mik i madh i shqiptarëve

Kryetari i ri i Bashkisë së Londrës, Sadik Khan, njihet si dashamirës dhe mik i shqiptarëve. Madje, në disa raste të prezantimit publik, ai është parë të përshëndes edhe në gjuhën shqipe. Një nga këto raste ka qenë edhe kur Sadik Khan, mori pjesë herën e fundit në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet komunitetit shqiptar përpara Bashkisë së Londrës, më 8 qershor të vitit të kaluar, përcjell mapo.al.  Atëherë ai nuk i kurseu notat pozitive për shqiptarët, madje këtë e shprehu edhe me një postim në profilin e tij në twitter, duke pozuar me flamurin shqiptar dhe duke iu drejtuar ndjekësve në gjuhën shqipe.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …