Numri i të infektuarve në botë me virusin korona prej fillimit të pandemisë e deri tani ka arritur në 250 milionë

Kina ka bërë të ditur se 80 për qind e qytetarëve të saj janë infektuar me virusin korona

Kina ka bërë të ditur se 80 për qind e qytetarëve të saj janë infektuar me virusin korona. Autoritet kineze kanë shpjeguar se kjo ka ndodhur për shkak të lëvizjeve të mëdha të popullatës gjatë periudhës së festës së Vitit të Ri Hënor e kjo ka rritur numrin e infektimeve në disa zona. Shefi i epidemiologëve në Qendrën kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Wu Zunyou është cituar të ketë thënë se mundësitë janë minimale për një valë të re të përhapjes së kovidit në një të ardhme të afërt. Ndërkohë, nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit, kanë raportuar se Kina ka kaluar pikun me pacientë me COVID që kanë kërkuar ndihmë mjekësore më herët gjatë kësaj jave. Deri më 12 janar, pothuajse 60 mijë persona me COVID-19 kanë vdekur në spitale, kanë thënë autoritetet. Ato kanë sqaruar se kjo shifër erdhi një muaj pasi Kina në mënyrë të papritur hoqi dorë nga politika e ashpër e masave, e njohur si zero-COVID.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …