KK i Malishevë, miratoi në parim Rregulloren për Tatimin në Pronë

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka vazhduar me mbajtjen e mbledhjes së dymbëdhjetë të rregullt, ku në mesin e vendimeve të marra, ka miratuar në parim edhe Projekt Rregulloren për Tatimin në Pronë, për vitin 2019. Po ashtu KK i Malishevës, ka marrë edhe disa vendime tjera. Fillimisht në vazhdimin e mbledhjes, KK i Malishevës, është informuar nga Drejtoria e Bujqësisë për mbjelljet vjeshtore dhe ndarjet e subvencioneve në sektorin e bujqësisë, e më pas Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, po ashtu në formë informate, i ka informuar anëtarët e KK të Malishevës, lidhur me mbështetjen e komunës për familjet në nevojë. Në këtë mbledhje, KK i Malishevë, po ashtu ka miratuar edhe tri kërkesa të qytetarëve, për ndërrim destinim të tokës nga toka bujqësore në tokë ndërtimore. KK i Malishevës, gjithashtu ka marrë vendime edhe për formimin e komisionit për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës, për vitin 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …