Brickos

Kryetari i komunës Smajl Latifi njofton të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara se me 24 Dhjetor do të mbahet debati i dytë publik

Në bazë të nenit 23, 24 dhe 25 të statutit të Komunës së Rahovecit, Kryetari i Komunës së Rahovecit, organizon: DEBAT PUBLIK

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët e tjera të interesuara,  se Kryetari i Komunës së Rahovecit,  Smajl Latifi, organizon debatin e dytë publik me qytetarë. Debati i dytë  publik me qytetarë, do të mbahet me datën  24.12.2018 ( e hënë ), në orën 13:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Në këtë debat, do të keni mundësi të njiheni për punën një (1) vjeçare dhe zhvillimet aktuale në komunën e Rahovecit. Pas përfundimit të informimit nga ana e Kryetarit të Komunës, qytetarët mund t’i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre ju interesojnë. Pjesëmarrja e juaj është e mirëseardhur! 01 Nr. 3234. Rahovec,  06.12.2018

Kryetari i Komunës së Rahovecit:  Smajl Latifi

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …