KK i Malishevës mbajti mbledhjen e nëntë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi Aziz Thaçi, ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt të saj, për këtë vit. Në këtë mbledhje, KK i Malishevës, ka shqyrtuar projekt buxhetin 2017-2019, si dhe ka shqyrtuar edhe dy raporte të drejtorisë së arsimit.

Projekt buxhetin komunal 2017-2019, para anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, e ka prezantuar drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Vesel Krasniqi. Drejtori Krasniqi, në mënyrë të detajuar e ka prezantuar hartimin e projekt buxhetit, duke filluar nga qarkorja e parë, pastaj, dëgjimet publike e deri në prezantimin e buxhetit para Kuvendit të Komunës së Malishevës. Ndërsa anëtarët e kuvendit, kanë debatuar rreth buxhetit, kryesisht për investimet kapitale, ku i kanë dhënë propozimet e tyre. Ky projekt buxhet u lexua në dëgjim të parë, ndërsa të premten, pritet të lexohet edhe versioni përfundimtarë, para miratimit të tij nga ana e kuvendit.

Po ashtu në mbledhjen e së mërkurës, është prezantuar raporti i përfundimit të vitit shkollor 2015/2016 dhe përgatitjet e fillimit të vitit shkollor 2016/2017, raporte të cilat i prezantoi drejtori i arsimit, Avdi Morina. Morina, i ka prezantuar të gjitha të arriturat dhe sfidat që ka drejtoria, në rritjen e cilësisë së arsimit. Më pas, edhe anëtarët e KK të Malishevës, kanë debatuar rreth gjendjes në arsim, ku të gjitha diskutimet ishin të orientuara në rritjen e cilësisë, duke i eliminuar defektet që mund të jenë në shkollat e Komunës së Malishevës.

KK i Malishevës, gjithashtu, ka shqyrtuar kërkesën e një qytetari nga Malisheva, për ndërrim të destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, kërkesë e cila është miratuar.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, mbledhjen e radhës do ta mbajë të premten më 30 shtator, kur edhe do të shqyrtohet Rregullorja për Tatimin mbi Pronën dhe Projekt Buxheti 2017-2019, lexim i dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Skënderaj po vazhdon aksioni për trajtimin e qenve endacakë

Po vazhdon aksioni për trajtimin e qenve endacakë në komunën e Skenderajt. Aksioni do të …