KK i Malishevës shqyrtoi raportin e punës së Kryetarit të Komunës

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka vazhduar mbledhjen e katër të rregullt, e cila përsëri nuk ka mundur të përfundoj punimet, dhe do të vazhdoj edhe ditën tjetër. Në këtë mbledhje, në mesin e pikave për shqyrtim, ishte edhe raporti vjetor i punës së Kryetarit të Komunës dhe qeverisë komunale, për periudhën janar-dhjetor 2016. Raportin vjetor të punës, para anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, e ka prezantuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në paraqitjen e  raportit, kryetari Begaj i ka përmendur të arriturat, investimet dhe realizimin e objektivave, gjatë vitit 2016. Investimet në infrastrukturë shkollore, atë rrugore, rrjete kanalizimi dhe ujësjellës, pastaj investimet në bujqësi, ishin karakteristikat e qeverisjes gjatë vitit 2016. Ndërsa sukses i madh u përmend edhe luftimin i Etheve Hemorragjike Krime Kongo. Sfidë e vitit të kaluar, kanë qenë vërshimet dhe dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Në shqyrtimin e raportit, anëtarët e Kuvendit të Komunës, e kanë përgëzuar kryetarin Begaj për të gjitha punët e kryera, por kanë dhënë edhe vërejtje, në cilësinë e disa prej projekteve, pasi sipas tyre, cilësia e projekteve duhet të përmirësohet. Në këtë mbledhje, anëtarët e KK të Malishevës, kanë miratuar edhe disa propozime për ndërrim destinimi të tokës bujqësore, në tokë ndërtimore, ndërsa dy pika janë shtyrë në mungesë kuorumi në mbledhje, të shkaktuar nga një pjesë e anëtarëve të kuvendit. Për këtë gjë ka reaguar edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Azizi Thaçi, i cili, veprimet e një pjese të anëtarëve të kuvendit, i ka vlerësuar si veprime të papërgjegjshme.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim …