KKMSH: Vitia me asnjë të hospitalizuar nga virusi COVID-19, megjithatë të keni kujdes

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur sot mbledhje të rregullt në të cilën është diskutuar gjendja e pandemisë e shkaktuar nga virusi COVID-19. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se sipas informatave që posedon komuna asnjë pacient vitias nuk është i hospitalizuar nga ky virus kurse janë edhe 25 raste aktive të qytetarëve të prekur me këtë virus. Kryetari Haliti ju bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat nga ekspertët me qëllim që sa më parë të ju kthehemi normalitetit. Kurse Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, theksoi se Policia në Viti, ju gëzohet faktit që numri i të infektuarave në këtë komunë nuk është i madh krahasuar me gjendjen në nivel vendi. Megjithatë ai thekson se Policia në Viti, po ndërmerre masa ligjore ndaj atyre që nuk po respektojnë masat kundër përhapjes së këtij virusi. Ndërkaq Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, ka folur për gjendjen e pandemisë në sektorin e arsimit dhe tha se deri me tani janë 5 raste aktive në këtë sektorë, konkretisht 4 mësimdhënës dhe një drejtor shkolle. Gjatë këtij takimi është folur në veçanti rreth menaxhimit të situatës epidemiologjike në këtë komunë. Pas këtij takimi kryetari Haliti ka vazhduar takimin me Këshillin e Drejtorëve në të cilën kanë diskutuar mbi punët në secilën drejtori dhe sektorë përkatës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …