leoni

KKSB-ja diskuton gjendjen e sigurisë në Kaçanik dhe problemet me të cilat po ballafaqohen qytetaret me rastin e ndërtimit të autostradës

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, udhëhoqi mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku u diskutuan një mori temash dhe problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët me rastin e ndërtimit të autostradës nga Kompania Bechtel Enka. Në takim raportoi toger Afrim Halili, i cili tha se gjendja e sigurisë ka qenë në përgjithësi e qetë, përkundër fluksit të madh të bashkatdhetarëve dhe shtimit të veturave në trafik. Toger Halili tha se edhe më tutje mbetet evidente dukuria e vjedhjes se derivateve të Kompanisë Bechtel Enka nga persona të panjohur, ndërsa tha se Policia e Kosovës është duke u marrë vazhdimisht me këtë problem në identifikimin e personave të kyçur në këtë dukuri. Komandant Halili po ashtu theksoi se ka pasur në vazhdimësi protesta dhe ankesa nga ana e qytetarëve për dëmet e shkaktuara nga kjo kompani me rastin e ndërtimit të autostradës. Anëtarët e KKSB-së kërkuan formimin e një komisioni komunal që do të vlerësonte dëmet e shkaktuara nga kompania e cila po merret me ndërtimin e autostradës që po përshkon edhe në Komunën e Kaçanikut.

Në takim u diskutua edhe për efektin e kamerave që janë vendosur muaj më parë në Kaçanik, vetëdijesimin e nxënësve për rregullat në trafik si dhe tema të tjera të rëndësishme për qytetarët kaçanikas.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …