KKSB në Komunën e Rahovecit mbajti mbledhjen e pare për vitin 2018

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është mbajtur mbledhjen e parë të rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Rahovecit. Të pranishëm në mbledhje ishin edhe përfaqësues të OSBE, LMT, UNMIK zyra në Pejë dhe ShL Kosova. Në fjalën e tij Kryetari Smajl Latifi ka thënë se sot është mbledhja e parë e KKSB-së për vitin 2018 dhe ne si anëtar të këtij këshilli do të kemi mundësi me kontribu bashkërisht me debat dhe informacione të vlefshme, me qellim që në fund të dalim me konkluzione për sa i takon gjendjes së sigurisë së përgjithshme në Komunën e Rahovecit. Osman Ismajli, Komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec, ka raportuar për situatën e sigurisë në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit për vitin 2017 dhe pjesën e parë të muajit Janar 2018. Komandanti Ismajli gjithashtu ka thënë se prishja e rendit publik është në rënie, ndërsa janë paraqitur 237 raste të veprave penale, ku zbulueshmëria ka qenë 80 për qind. Policët tanë kanë shqiptuar 7328 gjoba trafiku, dhe gjatë vitit 2017 kemi pasur gjashtë ankesa të qytetarëve por jo të bazuara. Në Raportin e tij ai ka thënë se situata e sigurisë në Komunën e Rahovecit është e qetë dhe stabile. Shqetësimet e paraqitura nga anëtarët e KKSB-së, në lidhje me qentë endacak, përgjigje u dha Kryetari Latifi, duke thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës, për trajtimin e tyre ka ndarë rreth 1 milion e 300 mijë euro. Në mbledhje janë nxjerr disa konkluza të cilët do të shërbejnë për punën në vazhdim të KKSB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …