Ministri Reçica mori pjesë në takimin për IPA-në

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, mori pjesë në takimin e nivelit politik të Instrumenteve të Para Anëtarësimit (IPA) për vitet programuese 2018- 2019.

Në këtë takim u prezantuan projektet nga ministritë e ndryshme, të cilat do të jenë përfituese në vitin 2018 dhe 2019. Në kuadër të prezantimit të projekteve në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale, Ministri Reçica shprehi brengën e tij për mospërfshirjen direkte të MPMS-së në projekte, duke ditur se ulja e inaktivitetetit, rritja e punësimit të të rinjve, zhvillimi i shkathtësive në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe administrimi  më i mirë i tregut të punës, janë prioritete të MPMS-së, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

Ministri Reçica kërkoi që MPMS të përfshihet në IPA 2018 dhe 2019 dhe mori mbështetjen se do të shikohen mundësitë e përfshirjes së MPMS-së me projekte konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …