KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNj: Arsyetimi i Gjykatës Speciale për arrestime dhe bastisje realisht është “pengimi i administrimit të drejtësisë“

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka reaguar pas bastisjes si dhe ndalimit së ish-deputetit dhe ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala nga Gjykata Speciale, në Hagë.  Në reagim thuhet se Më 11 dhjetor, persona të paidentifikuar në Banjë të Malishevës bastisën shtëpinë e luftëtarit të UÇK-së dhe më vonë deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala të cilin e dërguan në bazën burg të EULEX-it për ta marrë në pyetje. Kohë më parë i kishin konfiskuar telefonin. Haxhi Shala, i privuar nga liria natën e kaloi në bazën burg të EULEX-it, pa u informuar nga askush ai dhe familja e tij për fatin e tij. Ai do të dërgohet në Burgun e Gjykatës Raciste Speciale në Hagë ku po mbahen peng edhe 8 ushtarë të UÇK-së disa prej të cilëve në çastin e arrestimit ishin bartës të posteve më të larta politike dhe institucionale të Kosovës. Sipas informatave të KMDLNj-së, paramilitarët e Gjykatës Speciale që nuk kanë shenja identifikuese po tregohen të kujdesshëm gjatë bastisjeve për të krijuar një përshtypje se po i respektojnë standardet ligjore dhe të drejtave të njeriut gjatë këtyre inkursioneve kundër ushtarëve të UÇK-së dhe përkrahësve të tyre. Gjatë bastisjeve i pranishëm është edhe avokati të cilin e propozon i dyshuari, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Gërxhaliu: Është shqetësuese zhvendosja e kapitalit të bizneseve vendore jashtë Kosovës

Njohësi i fushës së ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka alarmuar se është shqetësuese zhvendosja e kapitalit …