KMDLNJ

KMDLNJ, ka akuzuar Gjykatën Speciale për trajtim jodinjitoz të të paraburgosurve shqiptarë, në Hagë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka akuzuar Gjykatën Speciale për trajtim jodinjitoz të paraburgosurve në Hagë. Ky këshill ka vlerësuar Gjykata Speciale është duke i shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut në raport me të paraburgosurit. Gjykata Speciale në Hagë ku mbahen të paraburgosur shtetas të Kosovës, të gjithë shqiptarë proklamon se ndaj tyre zbaton standardet më të larta të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria. Nga e shkruara në të zbatuar është një humnerë e tërë. KMDLNj vlerëson se ndaj tyre bëhen shkelje flagrante e të drejtave të njeriut në mungesë të një monitorimi efektiv dhe të pavarur. Janë lejuar disa vizita për shkaqe humanitare për Kadri Veselin dhe Hysni Gucatin për të vizituar prindërit e sëmurë rëndë dhe për të vizituar varret pasi kanë ndërruar jetë. Është interesant se as Kadri Veseli e as Hysni Gucati nuk janë lejuar nga Gjykata Speciale të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit ndërsa nën përcjellje dhe të vetmuar janë përcjellë për ta vizituar varrin e prindit. Çfarë kuptimi dhe çfarë e drejte është vizita e varrit dhe moslejimi i pjesëmarrjes në varrim?! Sidomos kjo e humbë çdo arsye dhe logjikë në rastin e Hysni Gucatit i cili është dënuar me 4.6 vjet burgim dhe i cili nuk mund te ndikojë as në dëshmitarë, as në hetime e as në proces”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …