KMDLNJ

KMDLNj ka kërkuar hetime për kërcënimin e kryeministrit, Kurti nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka kërkuar hetime për kërcënimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare  Shqiptare”. “Sipas një postimi nga kryeministri Kurti qytetarët e Kosovës janë informuar se kryeministri Kurti qenka kërcënuar me jetë si dhe familja nga ‘Garda Vullnetare Shqiptare’, e panjohur deri më tani.  KMDLNj është e shqetësuar sepse është rritur numri i kërcënimeve përmes rrjeteve sociale e që po shkakton pasiguri për të kërcënuarit sikur edhe për opinionin aq më parë që këto raste nuk po zbulohen dhe se edhe në raste kur po zbulohen shqiptimi i masave po jetë në shpërputhje të madhe me pasojat që po i shkakton”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së. Ky këshill ka thënë se pret dhe kërkon nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga Njësia kundër krimeve kibernetike dhe Prokuroria e Shtetit ta hetojnë rastin, në mënyrë që kërcënuesit të nxirren para drejtësisë dhe të pamundësohet hapësira për spekulime apo përfitime politike nga kushdo qoftë që e ka një qëllim të tillë. “KMDLNj e përkrah plotësisht reagimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila kërkon që t’i mos i bëhet presion gjatë shqyrtimit të rastit të Dekretit të Presidentit për mandatarin e propozuar për formimin e Qeverisë së Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …