KMDLNJ

KMDLNJ reagoi në disa deklarata të Raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, në Manastirin e Graçanicës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar kundër disa deklaratave të Raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon,  të cilat i ka dhenë në manastirin e Graçanicës. Ajo me këtë rast ka deklaruar se të gjitha objektet fetare si dhe trashëgimia kulturore janë pronë e Kishës Ortodokse Serbe, duke e përjashtuar Kosovën krejtësisht nga kjo e drejtë. Po ashtu, ajo ka thënë se serbët janë duke u trajtuar si qytetarë të rangut të dytë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut duke e cilësuar deklaratën e zonjës Cramon si politike për të ledhatuar egon e kishës serbe. “Natyrisht se kjo ishte deklaratë politike për të ledhatuar egon e kishës ndryshe do të duhej të ishte më e rezervuar në këto deklarata që vetëm shkaktojnë fërkime të panevojshme ndër-fetare dhe ndëretnike. Pastaj, që sa është e pavërtetë, është edhe skandaloze deklarata e saj se: “në bazë të bisedës me përfaqësuesit e serbëve ka dëgjuar se ata ndjehen si qytetarë të rendit të dytë,  serbëve në Kosovë nuk i mohohet asnjë e drejtë që i takon sipas ligjeve në fuqi. Serbët që nga përfundimi i luftës nuk kanë  paguar  faturat për rrymë, mbeturina, ujë, tatim në pronë dhe shërbime tjera sikur që as sot e kësaj dite nuk i paguajnë këto fatura në veri të Kosovës. Për vite të tëra marrin rroga nga buxheti i Kosovës pa punuar edhe as një ditë të vetme, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …