KKMDLNj: Zyra e Rregullatorit për Energji është keqbërësja dhe dhunuesja më e madhe e buxhetit familjar

KMDLNj: Shtrenjtimi i rrymës përkeqëson gjendjen ekonomike të shumicës së qytetarëve të Kosovës

Këshilli  për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut  ka vlerësuar se shtrenjtimi i rrymës përkeqëson gjendjen ekonomike të shumicë së qytetarëve të Kosovës. Operatori i vetëm në Kosovë për furnizim me energji elektrike i ka bërë kërkesë ZRR-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike diku mbi 54 për qind, kurse ZRR-ja në vend se të mbrojë interesat e qytetarëve të Kosovës që me vështirësi po i shlyejnë faturat me çmime ekzistuese, të lehtësuara nga subvencionimi i Qeverisë së Kosovës, krahasuar me më herët është treguar më i mëshirshëm duke lejuar shtrenjtimin vetëm me 13.4 për qind që, krahasuar me shumën e kërkuar, duket, në shikim të parë si një përfitim apo subvencion shtesë për qytetarët e Kosovës. Në të njëjtën kohë, Qeveria e Kosovës, duke u mbështetur në ‘praktikat e mira’ të qeverive të mëparshme ka vazhduar t’ua paguajë rrymën serbëve (dhe të tjerëve) në veriun e Kosovës duke e zbatuar skajshmërisht të deformuar parimin e diskriminimit pozitiv. Sipas KMDLNj-së, vetëm për vitin 2022 Qeveria e Kosovës, për t’i qetësuar serbët e veriut të Kosovës e në kurriz të kësaj kanë përfituar edhe të tjerët ka ndarë 63 milionë euro për pagesën e faturave për energji elektrike që e kanë shfrytëzuar dhe keqpërdorur, pa asnjë masë kufizimi, për dallim nga paguesit e rregullt të faturave poshtë lumit Ibër që iu janë nënshtruar reduktimeve dhe prishjeve të shumta.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …