leoni

KMDLNJ

KMDLNJ: Zyra Prokurorit të Gjykatës Speciale, i ka fshehur deklaratat shfajësuese për krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas publikimit të lajmit se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk i ka treguar gjykatës dhe mbrojtjes dokumente që mund të ishin shfajësuese. Sipas KMDLNJ-së, karshi kësaj deklarate të avokatit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory W.Kehoe, është dashur të reagojnë edhe institucionet e Kosovës.  Në seancën e fundit mbi ecurinë e çështjes, avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit vënë në pah se Prokurori i Specializuar fshehu provat shfajësuese në formë të deklaratave që i kishin dhënë më parë, Daan Everts , ish-ambasador i OSBE-së në Kosovë, Bujar Bukoshi ish – kryeministër i Kosovës në ekzil dhe deklaratën e Departamentit të Shtetit e që ishin në favor të të akuzuarve dhe të mbrojtjes.

As gjykatësi i procedurës paraprake, Nikollas Giu nuk reagoi për këtë fshehje të provave shfajësuese ndërsa Prokurori i Specializuar këtë e arsyeton me mbrojtjen e dëshmitarëve e që , në fakt nuk është ndonjë arsyetim i qëndrueshëm.

Po i njëjti Prokuror i Specializuar gjatë kundërshtimit të kërkesës për zëvendësimin e masës së paraburgimit me ndonjë masë më të butë, përveç arsyetimeve të zakonshme dhe të përgjithshme për ta përforcuar kundërshtimin thirret në intervista të personave të ndryshëm që i kanë dhënë mediave në Kosovë apo rastet e përveçme të tyre e që nuk kanë të bëjnë fare, as me Prokurorinë e Specializuar e as me proceset gjyqësore para Dhomave të Specializuara.

Paradoksalisht këto fakte të Prokurorit të Specializuar i merr si të mirëqena dhe të vërteta edhe gjykatësi i procedurës paraprake prandaj, deri më tani të gjitha kërkesat e avokatëve mbrojtës dhe të gjitha garancitë e ofruara për zëvendësim të këtyre masave janë refuzuar nga gjykata duke u mbështetur edhe në dëshmitë e Prokurorit të Specializuar.

Është interesant fakti se ndaj këtij veprimi diskriminues të Zyres  nuk pati asnjë reagim institucional nga Kosova e as nga shoqëria civile që në një mënyrë apo tjetër monitorojnë punën e këtyre institucioneve që deklarativisht janë pjesë e sistemit të Drejtësisë së Kosovës kurse faktikisht nuk i japin asnjë llogari institucioneve të Kosovës.

Për KMDLNj është e papranueshme ndërhyrja në pavarësinë e punës së gjykatave dhe në këtë kontekst edhe në punën e Dhomave të Specializuara mirëpo heshtja ndaj këtij diskriminimi , në fakt është legalizim i standardeve të dyfishta. Për ilustrim, në Kosovë ka pasur raste kur prokurorë dhe gjykatës të dyshuar për fshehje apo asgjësim të provave , përveç se janë linçuar publikisht, ndaj tyre kanë filluar edhe procedurat gjyqësore duke u thirrur në transparencë dhe llogaridhënie.

E pse nuk kërkohet transparencë dhe llogaridhënie edhe nga Dhomat e Specializuara e cila duke përdorur standardet e dyfishta në mënyrë brutale shkel të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria duke krijuar situata dhe mundësi të pabarabarta për një proces gjyqësor të drejtë, fer dhe të paanshëm. Kërkesa për respektim të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria nuk paraqet ndërhyrje në punën e Dhomave të Specializuara por është kërkesë për ruajtje dhe mbrojtje të integritetit të një procesi gjyqësor i munguar deri më tani.

Askush nuk po kërkon që Dhomat e Specializuara të marrin një vendim pa përfunduar procedimi i provave por duhet të kërkohet që palët në procedurë të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta kurse legalizimi i standardeve të dyfishta qartazi krijon situata të pabarabarta dhe përjashton çdo mundësi për trajtim të drejtë. Të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Kosovës dhe ata konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të një gjykate kompetente.

Viktimat kërkojnë duan dhe meritojnë drejtësi përmes një procesi gjyqësor të ballafaqimit të fakteve por askush përmes heshtjes nuk ka të drejtë të shkel parimin e prezumimit të pafajësisë e që në rastin konkret edhe po bëhet përmes komprometimit të një procesi gjyqësor. Nëse jeni i privuar nga liria kjo nuk nënkupton se jeni të privuar nga të drejtat që iu takojnë si të privuar nga liria.

Kontrolloni gjithashtu

PDK në Prishtinë: Përparim Rama që 3 vjet nuk e ka blerë asnjë kamion për mbledhjen e mbeturinave, po synon ta falimentojë “Pastrimin”

PDK në Prishtinë: Përparim Rama që 3 vjet nuk e ka blerë asnjë kamion për mbledhjen e mbeturinave, po synon ta falimentojë “Pastrimin”

PDK në Prishtinë: Përparim Rama që 3 vjet nuk e ka blerë asnjë kamion për …