Koalicioni Fronti Demokratik pro-rus në Malli i Zi nuk lejon dërgimin e trupave shtesë në KFOR

Koalicioni Fronti Demokratik pro-rus në Malli i Zi nuk lejon dërgimin e trupave shtesë në kuadër të KFOR-it në Kosovë

Jo vetëm kryetari malazez Milo Gjukanoviq ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për të mos dërguar trupat ushtarake të këtij vendi në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Edhe ish- ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, ka thënë se heqja dorë nga dërgimi i një toge këmbësorie të Ushtrisë Malazeze në Kosovë nuk është e mirë për reputacionin e Malit të Zi si anëtare NATO-s. Ish-ministri malazez ka thënë se me këtë veprim Mali i Zi tregon që nuk është në gjendje të respektojë detyrimet ndërkombëtare për shkak të rrethanave të brendshme politike. Vendimi u parapri nga një paralajmërim i hapur ndaj ministres së Mbrojtjes, Olivera Injac dhe kryeministrit Zdravko Krivokapiq nga partia më e fortë në shumicën qeverisëse, Fronti Demokratik pro-rus (DF), se do t’i mbajë ata përgjegjës nëse dërgojnë trupa në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …